Mbyllet grupi me përmbajtje eksplicite të femrave në “Telegram”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbyllet grupi me përmbajtje eksplicite të femrave në Telegram. Policia deri më tani ka ndaluar disa persona të dyshuar se qëndrojnë pas rastit. Dy persona nga Manastiri, një nga Shtipi dhe një nga Velesi.

Ata janë mbajtur në stacion policor, thonë nga Ministria e brendshme për “Alsat”. Më herët gjatë ditës kryeministri Zaev njoftoi bllokimin e aplikacionit “Telegram” nëse injorohej kërkesa e autoriteteve për mbylljen e grupit.

Opozita akuzon se riaktivizimi i “Javna Soba” tregon paaftësinë e Ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski. Edhe kreu i shtetit, Stevo Pendarovski, gjithashtu kërkon përgjegjësi për rastin.

Mbyllet grupi me përmbajtje eksplicite të femrave në “Telegram” shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy