Buxheti i Maqedonisë për 2022: Rritet për 6 për qind investimi në arsim dhe shkencë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria në projektbuxhetin e vitit 2022 për arsim ka ndarë rreth 400 milion euro. Ndërsa investimi në Arsim është rritur për rreth gjashtë për qind apo për 25 milion euro. Investimet në arsim vitin e ardhshëm parashikojnë shumë më pak mjete për ndërtimin e shkollave të reja fillore dhe të mesme (211 milionë denarë më pak se 2021). Ndërsa të njëjtat mjete do të ridestinohen më shumë për rindërtimin e shkollave ekzistuese (309 milionë denarë më shumë se 2021). Për më tepër, për dallim nga viti i kaluar, më shumë mjete janë ofruar për rritjen e standardit të nxënëseve dhe studentëve, arsimin fillor dhe integrimin në BE. Njëkohësisht zvogëlohen paratë që do të shpenzohen për ndërtimin dhe rikonstruksionin e konvikteve studentore (95 milionë denarë më pak se 2021), ndërsa për vitin e ardhshëm nuk parashihen mjete për ndërtimin apo rindërtimin e konvikteve studentore në mbarë vendin.

Rreth katër milionë denarë më shumë vitin e ardhshëm janë paraparë për rehabilitim efikas energjetik të konvikteve. Gjithashtu për vitin e ardhshëm Qeveria ka ndarë mjete dhe për ndërtimin e sallave sportive në shkollat fillore dhe të mesme. Derisa për ndërtimin e tyre janë planifikuar 126 milionë denarë. Ndërkohë sa i përket arsimit të lartë të gjitha universitetet marrin më shumë para, përveç Universitetit për teknologji informative në Ohër, i cili propozohet të marrë 9 milionë denarë më pak sesa vitin e kaluar. Nga ana tjetër, rritjen më të madhe të buxhetit e ka Universiteti “Nënë Tereza” – Shkup, ku janë siguruar 105 milionë denarë më shumë se buxheti i vitit 2021.

Në shpjegimin e buxhetit të propozuar thuhet se “veprimtaritë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës synojnë arritjen e katër prioriteteve siç është krijimin e arsimit cilësor që është në interesin më të mirë të fëmijëve dhe që i mundëson çdo nxënësi të arrijë potencialin e tij të plotë, afrimi i arsimit të lartë cilësor dhe gjithëpërfshirës dhe përmirësimi i standardit të studentëve, rritja e investimeve dhe zhvillimit të shkencës, kërkimit dhe inovacionit si dhe avancimi i sistemit të të mësuarit gjatë gjithë jetës”, thuhet në shpjegimin e buxhetit të propozuar nga Qeveria. Ndryshe, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, kanë deklaruar se janë duke punuar vazhdimisht në rikthimin e dinjitetit të mësimdhënësve, motivimin dhe vlerësimin e punës së tyre. (koha.mk)

Buxheti i Maqedonisë për 2022: Rritet për 6 për qind investimi në arsim dhe shkencë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy