Byrnes mirëpret marrëveshjen për zgjedhje: Qeveria e ardhshme do të jetë përgjegjësi të jashtëzakonshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasadorja e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kate Marie-Byrnes, e ka përshëndetur marrëveshjen e partive politike që më 15 korrik të ketë zgjedhje.

Ajo thotë se Qeveria e ardhshme do të ketë përgjegjësi të jashtëzakonshme, sidomos në përballjen me Covid-19.

“E përshëndes informacionin se zgjedhjet janë caktuar për më 15 korrik. Parlamenti dhe Qeveria e ardhshme përballen me përgjegjësi të jashtëzakonshme dhe që do të ndikojnë mbi të ardhmen e shtetit, duke e përfshirë edhe Covid-19, si dhe negociatat aderuese me BE-në. Po pres me padurim të vazhdojë dhe thellohet partneriteti ynë”, ka shkruar ambasadorja Byrnes.

Ndryshe, në takimin e sotëm Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski arritën marrëveshje që më 15 korrik të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare./Telegrafi/

Advertisement

Byrnes mirëpret marrëveshjen për zgjedhje: Qeveria e ardhshme do të jetë përgjegjësi të jashtëzakonshme shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy