Bytyqi: Investimi në kapitalin njerëzor është i rëndësishëm sikur investimet kapitale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Investimet në kapitalin njerëzor janë njëjtë të rëndësishme si dhe investimet kapitale. Besoj se investimi në njerëz është me rëndësi vitale për mirëqenien e shoqërisë dhe për ndërtimin e ekonomisë më të fuqishme”.

Këtë e tha zv.kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, në hapjen e Konferencës së 12-të vjetore për menaxhim me resurse njerëzore, të organizuar nga asociacioni i Maqedonisë së Veriut për resurse njerëzore.

Në konferencë, që sot dhe nesër mbahet online, Bytyqi vlerësoi se investimet në sferën e resurseve njerëzore janë investime në vizionin e vendit dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike, mirëqenien sociale dhe zhvillimin demokratik të çdo shteti.

“Ky vit ishte shumë sfidues, posaçërisht për menaxherët e resurseve njerëzore. Nuk ka dyshim se pandemia e ka vendosur kapitalin njerëzor si prioritet numër një në gati çdo organizatë në botë. Poashtu, padyshim është se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e ka prioritet zhvillimin e kapitalit njerëzor, me kujdes për njerëzit, me inkurajim të kompanive që të kujdesen për të punësuarit e tyre dhe me ndërtimin e shoqërisë, ku ka përkujdesje të ndërsjellë. Kjo është mënyra e vetme që të tejkalohen kohërat e këqija dhe të bëhet që kohërat e mira të zgjasin më shumë”, tha Bytyqi.

Advertisement

Ai, siç kumton Kabineti i tij, tha se pandemia ka shkaktuar goditje dhe ka bërë presion për ristruktuimin e proceseve në shumë sfera.

 

Bytyqi: Investimi në kapitalin njerëzor është i rëndësishëm sikur investimet kapitale shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy