Caktohen masa disiplinore kundër një punonjësi të policisë në Maqedoni, ka përdorur ushtruar dhunë ndaj një personi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale në MPB ka dorëzuar kallëzim penal kundër A.B në Prokurorinë Themelore Publike kompetente për Krim të Organizuar dhe Korrupsion – Departamenti për Hetimin dhe Ndjekjen e Krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore zyrtar policor në PSON Krushevë nën SPB Manastir për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës”

A.B. në cilësinë e punonjësit të policisë më datë 08.11.2023 gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare ka përdorur forcë fizike të paautorizuar dhe të tepruar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj D.D., duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor.

Propozim për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore ka paraqitur edhe Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale dhe i është caktuar masa detyruese ndaj A.B. të hiqet nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës./Telegrafi/

Caktohen masa disiplinore kundër një punonjësi të policisë në Maqedoni, ka përdorur ushtruar dhunë ndaj një personi shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy