Carovska: Jemi të gatshëm të fillojmë vitin e ri shkollor sipas konceptit të ri dhe me protokollet e nevojshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska duke u përgjigjur në pyetje të deputetëve nëse do të ketë reforma nga shtatori tha se MASH është e gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor por edhe për zbatimin reformave nga shtatori.

“Arsimi është shumë i rëndësishëm për vendin, identitetin, të ardhmen e vendit i cili synon drejt standardeve evropiane dhe pikërisht për këtë ne investojmë çdo ditë në proceset reformuese si dhe kushte të sigurta për mësim gjatë kohës së pandemisë, gjë të cilën nuk e shohim tek opozita e cila vazhdon me opstrukcione”, tha Carovska.

Ajo i bëri thirrje deputetit nga radhët e OBRM-PDUKM-së të ndjek ueb-faqen zyrtare të MASH-it ku vazhdimisht përditësohet me të gjitha informatat në lidhje me reformat në arsim.

“Në fillim të këtij viti, sollëm konceptin e ri për arsimin fillor, në prill u sollën programet. Tekstet shkollore, materialet mësimore për klasën e parë gjithashtu janë gati, dhe janë në botim edhe për klasën e katërt. Sigurisht me mbështetjen e të gjitha organizatave ndërkombëtare. Të mos harroj se mbi 4,000 mësimdhënës janë trajnuar për të qenë në gjendje të fillojnë me sukses vitin shkollor nga shtatori. “Si kurrë më parë, të gjithë kalendarët për fillimin e vitit shkollor nga 1 shtatori janë sjellur në kohë,” deklaroi Carovska./Telegrafi/

Advertisement

 

 

Carovska: Jemi të gatshëm të fillojmë vitin e ri shkollor sipas konceptit të ri dhe me protokollet e nevojshme shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy