Çdo 34 orë kafshohet nga një qytetarë, Komuna e Tetovës po shqyrton planin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vetëm për dy javë në Tetovë janë kafshuar 9 qytetarë nga qentë endacakë, ndërsa nga 1 janari janë kafshuar 13 qytetarë. 11 prej të kafshuarve kanë pranuar ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik. Kështu bëjnë të ditur nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë. Por a ka marrë komuna ndonjë masë për qentë endacakë?

“Brenda javës pritet të publikohet projekti. Jemi në pritje të planit ku kemi angazhuar edhe ndërmarrjen, por presim edhe nga kompani private të sjellin planet e tyre për një zgjidhje të qëndrueshme. Cili do të jetë plani më i mirë, ai do të zbatohet”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Veterineri Rami Selmani ka pasur një takim me kryetarin e komunës Bilall Kasamin dhe i ka ofruar model që kjo çështje të ketë një zgjidhje afatgjate.

“Ne kemi qenë me një takim me kryetarin e komunës dhe ja kemi sqaruar modelin më të mirë që mund të bëhet në Tetovë. Duhet të veprohet ndryshe edhe të jetë qyteti i parë në Maqedoni që të bëhet diçka e veçantë dhe të jetë e suksesshme. Ajo është grumbullimi i qenve në rrugë dhe mbajtja në strehimore. Ky është modeli i vetëm që do të jetë i suksesshëm”, tha Rami Selmani , veteriner.

Advertisement

Qyteti Tetovës për momentin është stërmbushur nga qenë endacakë, ndërsa në gjykatë ka plot qytetarë që kanë fituar procese gjyqësore dhe ende nuk kanë marr kompensime. Javë më parë, në Tetovë vetëm për një orë u kafshuan tre qytetarë./TV21/

Çdo 34 orë kafshohet nga një qytetarë, Komuna e Tetovës po shqyrton planin shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy