Çifti nga Maqedonia e Veriut që ishte bllokuar në Gaza ka arritur në Kajro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, njofton se çifti, dy shtetasit e fundit të RMV-së që ndodheshin në zonat e rrezikut, janë evakuuar nga Gaza.

Ata janë aktualisht në strehim të sigurt dhe të përkohshëm në Kajro dhe së shpejti do të kthehen në shtëpi.

“Dëshiroj të shpreh mirënjohje të veçantë për angazhimin dhe profesionalizmin e u.d. ambasadorë në Tel Aviv dhe Kajro, Maçej Kaçorovski dhe Elma Altorok, të cilët bënë përpjekje të jashtëzakonshme në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente të Egjiptit dhe Izraelit si dhe me qytetarët tanë”, ka shkruar Osmani në Facebook./Telegrafi/

Advertisement

Çifti nga Maqedonia e Veriut që ishte bllokuar në Gaza ka arritur në Kajro shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy