Çmimet e shërbimeve hotelierike janë rritur për 5.0% në RMV

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Çmimet e shërbimeve të hotelierike në periudhën janar – maj të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, janë rritur për 5,9 për qind dhe në krahasim me dhjetorin 2023 janë më të larta për 1,8 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave të RMV-së.

Në maj të këtij viti, megjithatë, në krahasim me prillin, shërbimet e hotelierike u rritën me 0.3%. Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje është vërejtur në grupet: Ushqime me 0.4%, pije alkoolike me 0.5% dhe pije joalkoolike me 0.6%.

Krahasuar me majin e vitit të kaluar, çmimet për shërbimet e hotelerisë janë rritur për 5.0%./Telegrafi/

The post Çmimet e shërbimeve hotelierike janë rritur për 5.0% në RMV appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy