Çulev: Sheshi Skënderbeu në Shkup njihet si pikë kritike e sigurisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çulev: Sheshi Skënderbeu në Shkup njihet si pikë kritike e sigurisë

Ish ministri i Punëve të Brendshme nga radhët e OBRM-PDUKM-së Nake Çulev në konferencën e sotme për shtyp ka reaguar ndaj incidentit të djeshëm në Sheshin Skënderbeu në Shkup.

Çulev tha se ministri Oliver Spasovski nuk ka reaguar si duhet marrë parasysh që vendi ku ka ndodhur incidenti gjithmonë është konsideruar si pikë kritike e sigurisë.

“Thuajse gjithmonë, në planet e deritanishme operative, sektori i “Mavrovasja”, respektivisht Sheshi Skënderbeu është identifikuar si pikë kritike e sigurisë. Gjatë incidentit të djeshëm. Për arsye që i di ministri, në këtë lokacion ku është e patjetërsueshme të ketë edhe sigurim të lartë, u panë vetëm tre zjarrfikës”, tha mes tjerash Çulev, ish ministër i Brendshëm nga OBRM-PDUKM.

Çulev kërkoi dorëheqjen e Spasovskit, por edhe dorëheqjen e ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Advertisement

“Oliver Spasovski duhet të mbajë përgjegjësi penale dhe të japë vetë dorëheqjen. Dorëheqje duhet të japë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili bënte thirrje dhe kërcënonte me incidente etnike, propozimi francez shtyn maqedonasit drejt asimilimit në bullgar” tha Çulev.

Kujtojmë se protestat nga OBRM-PDUKM do të vazhdojnë edhe sonte tek objekti i qeverisë në Shkup.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovki sot ka apeluar që protestat të jenë të qeta dhe të mos ketë ngjarje të shëmtuara dhune dhe demolimi siç ka ndodhur tashmë disa ditë radhazi.


Nga protesta e mbrëmshme në Shkup, dy policë të lënduar dhe disa prona të dëmtuara

Advertisement

 

Çulev: Sheshi Skënderbeu në Shkup njihet si pikë kritike e sigurisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy