Çulev: T’i respektojmë masat që së shpejti jeta të kthehet në normalitet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev sot realizoi takim pune dhe i vizitoi nëpunësit policorë të cilët janë të sistemuar në pikat policore në rrethinën e Tetovës dhe të Gostivarit.

Në takim, kumtuan nga MPB-ja, ministri Çulev është njoftuar me aktivitetet që ndërmerren për kontroll të masave dhe vendimeve të Qeverisë, me theks të veçantë në vendimin i cili është në fuqi, ndërsa ka të bëjë në kufizimin e lëvizjes gjatë fundjavës së vazhduar festive.

“Sot qytetarët festojnë dy festa të mëdha të rëndësishme. Jam këtu para së gjithash kolegëve dhe më pas edhe të gjithë qytetarëve t’ua uroj dy festat. Bashkëpunimi, besimi reciprok dhe respektimi bazohen në veprimin policor dhe punën policore dhe pikërisht në ditë të tilla të rëndësishme është mirë edhe njëherë të përkujtojmë në vlerat të cilat i japin kuptim jetesës, ndërsa shoqërinë e bëjnë mjedis në të cilin secili e merr vendin që e meriton”, theksoi Çulev.

Ai edhe njëherë i falënderoi nëpunësit policorë dhe të gjithë qytetarët të cilët edhe në ditët festive tregojnë nivel mjaftë të lartë të respektit të ndërsjellë, por edhe i respektojnë vendimet dhe masat që janë sjell nga ana e Qeverisë, ndërsa kanë për qëllim parandalimin nga koronavorusi.

Advertisement

Ministri Çulev apeloi deri tek qytetarët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre gjatë kufizimit të lëvizjes këto dy ditë, t’i respektojnë masat për shfrytëzimin e maskave dhe shfaqi shpresë të sinqertë se shumë shpejtë jeta dhe obligimet e përditshme do të kthehen në normalitet.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy