LSDM: T’i respektojmë masat, bashkë do ta fitojmë virusin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet një kumtese për media kërkon nga qytetarët që t’i respektojnë masat për mbrojtje nga coronavirusi.

Nga kjo parti thonë se gjëja më e rëndësishme është respektimi i vazhdueshëm i masave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Tani po hyjmë në një periudhë të rëndësishme të luftës kundër koronavirusit. Nëse tani të gjithë përkushtohemi, përmes një mbrojtjeje të rreptë personale, do të jemi në gjendje ta minimizojmë numrin e pacientëve të rinj”.

“Nëse nuk e bëjmë këtë, do të kemi luftë të gjatë dhe të vështirë me virusin dhe një kërcënim për shëndetin, ekonominë tonë, jetën tonë të përditshme. Virusi është këtu, është i rrezikshëm, edhe pse është e qartë se një numër i vogël i qytetarëve kanë simptoma të tij”, thonë nga LSDM.

Advertisement

Ata shprehen të bindur se do të ketë sukses në luftën ndaj Covid-19./Telegrafi/

LSDM: T’i respektojmë masat, bashkë do ta fitojmë virusin shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy