Damjan Mançevski jep dorëheqje nga posti i deputetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës në qeverinë e kaluar Damjan Mançevski, i cili u zgjodh deputet në zgjedhjet e fundit nga radhët e LSDM-së, ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, në fillimin e seancës së sotme të Kuvendit njoftoi se Mançevski ka dhënë dorëheqje dhe se në pajtim me Rregulloren e Kuvendit, ai nuk do ta arsyetojë dorëheqjen e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

KSHZ tani duhet ta informojë Kuvendin për kandidatin e radhës në listë pas Mançevskit, i cili do të zë vendin e tij në Kuvend.

Pasi KSHZ të dërgojë raport, për këtë do të vendosë Komisioni për Çështje të Imunitetit dhe Mandatit dhe më pas do të vazhdojë seanca plenare.

Advertisement

Sipas raportimeve të mediumeve, Mançevski ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit pasi do të emërohet sekretar i përgjithshëm në Qeverinë e re të Zoran Zaevit./Telegrafi/

Damjan Mançevski jep dorëheqje nga posti i deputetit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy