Jep dorëheqje nga posti i deputetit Florin Besimi, vëllau i Fatmir Besimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Jep dorëheqje nga posti i deputetit Florin Besimi, vëllau i Fatmir Besimit

Deputeti i sapo zgjedhur nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim Florin Besimi bëri të ditur se do të jep dorëheqje nga posti i deputetit.

Ai thotë se për të është nder t’i përfaqësojë qytetarët në Kuvend dhe se rrethanat imponojnë të merr një vendim tjetër, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Jam shumë krenar që vota juaj kontribuoi në arritjen e marrëveshjes më të mirë koalicionuese që kemi arritur ndonjëherë në të kaluarën, përfshirë edhe kryeministrin e parë shqiptar të vendit. Marrëveshje, e cila u vlerësua si historike nga të gjithë figurat relevante politike shqiptare. Duke qëndruar stoik në parimet për barazi, drejtësi, mundësi për të gjithë dhe duke respektuar në tërësi dhe pa asnjë hezitim ligjin dhe vullnetin e popullit, unë ju njoftoj se mbetem parimor dhe rrjedhimisht dorëhiqem nga mandati i deputetit të popullit për të evituar konflikt të mundshëm të interesit me votën time në kuvend”, prononcohet Besimi.

Ai thotë se ky vendim vjen në pajtueshmëri me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe në ditën kur janë shpallur kandidatët për ministra të rinj.

Advertisement

“Marrëveshjet e mëdha historike e tejkalojnë mandatin tim të deputetit. Rikthehem në shërbim të popullit, aty ku mund të kontribuoj më së shumti, në profesionin tim dhe në qytetin tim. Zoti ju bekoftë dhe na priftë e mbara, gjithmonë bashkë dhe përherë për të mirën e përbashkët. Ju falenderoj nga zemra për mbështetjen dhe besimin e dhënë”, shkruan Besimi.

Lexo po ashtu:

Ivanovska thotë se Florin Besimi nuk duhet të votojë Qeverinë e re për shkak të Fatmir Besimit

Advertisement

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, kryetarja e Komisionit Anti-korrupsion, Biljana Ivanovska tha se Florin Besimi nuk do të mund të votojë për Qeverinë e re dhe për vëllanë e tij për ministër të Financave për shkak se kjo përbën konflikt interesi./Telegrafi/

Të nderuar qytetarë, Të dashur bashkëpartiak, aktivist, shefa të shtabeve vendore dhe komunale,Bashkë në këto…

Advertisement

Publiée par Florin Besimi sur Dimanche 23 août 2020

Jep dorëheqje nga posti i deputetit Florin Besimi, vëllau i Fatmir Besimit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy