minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Ivanovska thotë se Florin Besimi nuk duhet të votojë Qeverinë e re për shkak të Fatmir Besimit - Struga.info


Ivanovska thotë se Florin Besimi nuk duhet të votojë Qeverinë e re për shkak të Fatmir Besimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Komisioni Anti-korrupsion thonë se deputeti nga radhët e BDI-së, Florin Besimi nuk duhet të votojë për zgjedhjen e Qeverisë së re, për shkak se vëllai i tij, Fatmir Besimi është kandidat për ministër të Financave.

“Të shohim se si do të bëhet zgjedhja e ministrit të Financave. Deputeti është zgjedhur nga popullit, kjo nuk është kontestuese, megjithatë, ai nuk duhet të merr pjesë në përzgjedhjen e vëllait të tij. Këtu shoh konflikt interesi. “, thotë kryetarja e komisionit, Biljana Ivanovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se do t’i ndjekin veprimet e vëllezërve Besimi, ndërsa konflikti i parë i interesave është me vet zgjedhjen e Qeverisë.

Ndryshe, me marrëveshjen për koalicion mes LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së, shumica kuvendare duhet të ketë 62 deputetë, ndërsa për formimin e Qeverisë nevojiten të paktën 61 vota./Telegrafi/

Advertisement

The post Ivanovska thotë se Florin Besimi nuk duhet të votojë Qeverinë e re për shkak të Fatmir Besimit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy