Fatmir Besimi: Nuk do të jetë e lehtë, situata është serioze

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në konferencën e parë si ministri i Financave, Fatmir Besimi prezantoi masat që i ka ndërmarrë ministria që ai drejton.

Besimi tha se duhet të punohet në mënyrë aktive në mënyrë që qytetarët t’i gëzojnë përfitimet që vinë në periudhën e ardhshme në Maqedoninë e Veriut.

“Do të punojmë që sa më shpejt të kthehemi në rrugën e duhur. Jam i bindur se ky mision do të arrihet me sukses për shkak të përkushtimit të Qeverisë dhe punës time. Nuk do të jetë e lehtë, situata është serioze.”, tha Besimi.

Ai u shpreh i bindur se të gjithat masat do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme dhe se do të jenë të gatshëm që në kohë të reagohet./Telegrafi/

Advertisement

Fatmir Besimi: Nuk do të jetë e lehtë, situata është serioze shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy