DAP: Vazhdon rimbursimi i TVSH-së për qytetarët që skanojnë fatura në aplikacionin “TVSH-ja ime”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtoria e të Ardhurave Publike informon opinionin se gjithsej 491,5 milionë denarë janë paguar në llogaritë e qytetarëve në bazë të rimbursimit të TVSH-së nga skanimi i llogarive fiskale përmes aplikacionit “TVSH-ja ime” në tremujorin e parë të këtij viti.

“Janë paguar mjete edhe për ata përdorues të cilët gjatë muajve të kaluar kanë bërë korigjime në llogaritë e transaksionit dhe i kanë përditësuar ato në profilin e tyre”, thonë nga DAP.

Ata apelojnë tek qytetarët që me qëllim të pagesës me kohë të shënojnë të dhëna të sakta në aplikacionin “TVSH-ja ime”.

Kufiri maksimal i pagesës që qytetarët mund ta marrin si rimbursim nga “TVSH-ja ime” është 1.800 denarë për një tremujor, ose 7.200 denarë në vit për person.

Advertisement

Sipas statistikave, në tre muajt e parë të këtij viti, pra nga janari deri në mars të vitit 2022, janë skanuar 73.041.591 llogari fiskale.

Numri i përgjithshëm i përdoruesve të regjistruar të “TVSH-së ime” deri më tani është 457.090 përdorues.

DAP: Vazhdon rimbursimi i TVSH-së për qytetarët që skanojnë fatura në aplikacionin “TVSH-ja ime” shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy