Dashtevski: Nuk do përsëritet votimi në vendvotimet ku kishte ndërprerje në Kumanovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë ditës së djeshme kishte ndërprerje të votimit në vendvotimet 1075, 1100 dhe 1090, të gjithë në Kumanovë.

Ndërprerja zgjati më shumë se tre orë dhe sipas nenit 151, KSHZ-ja duhet të sjell vendim për prishje të votimit në këto tre vendvotime.

Kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski, tha se duke pasur parasysh se numri i votuesve të regjistruar në këto vendvotime, gjegjësisht 872 votues, nuk ka ndikim në rezultatin e zgjedhjeve, votimi në këto vendvotime nuk do të përsëritet.

Dje, gjatë ditës së votimeve në zgjedhjet presidenciale, pati raportime për keqpërdorime dhe ndërhyrje në procesin e votimit në Kumanovë. Koalicioni VLEN, madje akuzoi Frontin Europian për “tren bullgar” në Likovë.

Advertisement

Dashtevski: Nuk do përsëritet votimi në vendvotimet ku kishte ndërprerje në Kumanovë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy