Dëmet materiale nga zjarri në Tetovë janë mbi 12 milionë euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zjarri i djeshëm në depotë e kompanisë për materiale ndërtimore “PoFix” në Tetovë mobilizoi institucionet vendore dhe jo vetëm për të dalë në ndihmë në shuarjen e flakëve.

Sot, kur zjarri është shuar plotësisht, pronari i kompanisë në fjalë ka dhënë një deklaratë të shkurtër për televizionin Klan Macedonia, duke falenderuar të gjithë ata që kontribuan në shuarjen e zjarrit.

“Falenderoj qeverinë, komunën, organet përgjegjëse, zjarrfikësit, shqiptarë e maqedonas, si dhe çdo person tjetër që dha kontribut në shuarjen e zjarrit, që erdhen dhe na ndihmuan në këtë situatë kritike”, tha ai.

I pyetur se sa është dëmi i shkaktuar nga zjarri, pronari tha se dëmët kapin shifra të larta.

Advertisement

“Dëmet janë të mëdha, mund të them 12 deri ne 13 milion euro”, potencoi pronari i kompanisë.

Kujtojmë se për shuarjen e zjarrit u angazhuan mbi 150 zjarrfikës nga shumë qytete të Maqedonisë, disa pjestarë nga ushtria e vendit si dhe disa qytetarë të cilët vullnetarisht u angazhuan në shuarjen e flakëve. /Telegrafi/

Dëmet materiale nga zjarri në Tetovë janë mbi 12 milionë euro shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy