Dendias kërkon nga Bujar Osmani të respektohet Marrëveshja e Prespës në Kampionatin Evropian të Futbollit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias dërgoi letër deri te ministri i MPJ-së, Bujar Osmani ku kërkohet zbatimi i plotë dhe në përpikëri i Marrëveshjes së Prespës, por edhe përdorimi i shkurtesës “NM” në vend të “MKD”.

Sipas burimeve diplomatike, Dendias shkruan se edhe pse në marrëveshje në nenin 1, paragrafi 3 dhe, kodi për emrin Maqedonia e Veriut në Organizatën Ndërkombëtare për Standardizim mbetet “MKD”, përdorimi konkret në euro 2020 nuk mund të pranohet nga Greqia”.

Të njëjtat burime thonë se në kuadër të praktikës ndërkombëtare, Maqedonai e Veriut duhet të përdorë shkurtesën “NM (North Macedonia) ose “RNM” (Republik of North Macedonia).

Dendias ka theksuar se duhet të zgjdhet edhe çështje e emrit të FFM-së dhe ka kërkuar nga Osmani të ndërhyjë për të zgjidhur këto çështje në kuadër të marrëdhënieve të mira fqinjësore./Telegrafi/

Advertisement

Dendias kërkon nga Bujar Osmani të respektohet Marrëveshja e Prespës në Kampionatin Evropian të Futbollit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy