Dënohen me katër vite burg të akuzuarit për rastin “Dhoma Publike” në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata Penale ka shqiptuar sot dy dënime për rastin “Dhoma Publike”, Darko Kostovski dhe Mihail Panevski.

Krijuesi i grupit u dënua me 4 vjet burg, ndërsa i njëjti dënim me 4 vjet burg u shqiptua edhe për administratorin Mihail Panevski.

Ata u ndoqën penalisht për lejimin e publikimit të një videoje që tregonte marrëdhënie seksuale me një fëmijë.

Të dy u akuzuan për prodhim dhe shpërndarje të pornografisë me fëmijët.

Advertisement

Rasti “Dhoma Publike” u zbuluar para një viti, pas së cilës grupi u mbyll por u hapën dy të reja në të njëjtën kohë.

Përndryshe, rasti “Dhoma Publike” është i njohur në Maqedoni edhe për keqpërdorimin e video dhe foto materialeve të vajzave të reja që qarkullonin në këtë grup të krijuar në rrjetin e komunikimit “Telegram”.

Pati reagime të ashpra nga qytetarët dhe OJQ-të për mbylljen e këtij grupi por kishte edhe kërkesa për të ndaluar përdorimin e “Telegramit” në vend./Telegrafi/

Dënohen me katër vite burg të akuzuarit për rastin “Dhoma Publike” në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy