Deri më 30 mars pritet të mbahet takim mes kryetarëve të komunave dhe kryeministrit Kovaçevski

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përfaqësues të Bashkësisë të Njësiteve të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) deri më 30 mars të këtij viti duhet të takohen me kryeministrin Dimitar Kovaçevskin me qëllim të zgjidhjes së sfidave të komunave.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, kryetarja e Qytetit të Shkupit dhe kryetare e BNJVL-së Danella Arsovska sot bëri të ditur se kanë marrë informacion se për takimet me BNJVL-në me qëllim të zgjidhjes së sfidave të komunave është angazhuar zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koordinim të Resurseve Ekonomike dhe Investimeve Famti Bytyqi. Theksoi se ky takim duhej të mbahet nga data 21 deri më 23 mars të këtij viti, në përputhje me letrën që e kanë marr nga ata.

“Dje na dërguan një letër të re në të cilën na thanë se tani kryeministri dëshiron të kryesojë me atë takim dhe se do të jetë rreth 30 marsit të këtij viti”, deklaroi Arsovska.

BNJVË kërkon nga Qeveria mbështetje për tejkalim më të lehtë të problemeve që i kanë komunat e shkaktuara nga kriza ekonomike dhe energjetike.

Advertisement

Deri më 30 mars pritet të mbahet takim mes kryetarëve të komunave dhe kryeministrit Kovaçevski shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy