Deri në fund të javës mot i ndryshueshëm në Maqedoni, do të ketë shi dhe borë në viset malore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga nesër nën ndikimin e valës së lagësht, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në viset më të larta ato do të kalojnë në borë.

Në disa vende do të ketë reshje të dendura, ndërsa të shtunën do të ketë mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Nesër dhe të shtunën do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor. Në fillim të javës së ardhshme do të ketë stabilizim të motit./Telegrafi/

Deri në fund të javës mot i ndryshueshëm në Maqedoni, do të ketë shi dhe borë në viset malore shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy