Deri tani 782 qytetarë e kanë pranuar dozën e tretë të vaksinës kundër korona virusit. Autoritetet qeveritare u lejuan qytetarëve të marin dozën e tretë që nga fillimi i kësaj jave.

Të shtunën dhe të premten janë aplikuar 4418 doza të vaksinave, prej të cilave 1132 janë aplikuar si dozë e parë, 3129 si dozë e dytë, ndërsa 157 persona e kanë pranuar dozën e tretë, informon Zhurnal.

Deri më 9 tetor gjithsej janë vaksinuar 795.186 qytetarë, ndërsa janë rivaksinuar 748.563.

Deri tani me një dozë të vaksinës janë vaksinuar 47% e popullatës ndërsa me dy doza 45%, shifër kjo që është larg nevojave për arritjen e imunitetit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deri tani 782 qytetarë në Maqedoni e kanë pranuar dozën e tretë të vaksinës kundër Covid shkruan Telegrafi.