Maqedoni: 565 mijë qytetarë kanë marrë dy doza të vaksinës kundër Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Interesimi i qytetarëve për vaksinim kundër Kovid vazhdon të mbetet i lartë. Deri më tash me dy doza janë vaksinuar rreth 565.000 qytetarë.

53% e popullatës mbi 40 vjeç është vaksinuar të paktën me një dozë ndërsa 29% e popullatës mbi 18-39 vjeç ka pranuar të paktën një dozë të vaksinës kundër Kovid19.

Të gjithë qytetarët të cilët duan të vaksinohen mund të ju drejtohen pikave të vaksinimit pa terminë të caktuara paraprakisht ndërkaq fëmijët e moshës nga 12-18 vjeç vaksinohen por me pajtim të prindërve të tyre. Në dispozicion të qytetarëve janë sasi vaksina Pfizer, Astra&Zeneca dhe Sinovak.

Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për vaksinim si mënyra më e mirë për parandalimin e formave të rënda të sëmundjes.

Advertisement

 

Maqedoni: 565 mijë qytetarë kanë marrë dy doza të vaksinës kundër Covid-19 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy