Despotovski: Funksionarët publik duhet të jenë përgjegjës ndaj qytetarëve dhe anëtarësimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidati për kryetar të LSDM-së, Jovan Despotovski paralajmëron përzgjedhje të drejtpërdrejtë të kandidatëve për funksionarë nga gjithë anëtarët e partisë.

“Me programin “Koncept28″ vendosim zgjedhje të drejtpërdrejtë të kandidatëve për kryetar komune dhe deputet nga anëtarët. Bartësit e funksioneve publike duhet të jenë përgjegjës ndaj anëtarësisë dhe qytetarëve dhe jo ndaj liderit”, shkruan Despotovski në Facebook.

Ai theksoi se janë bërë shumë gabime në politikën kadrovike dhe kjo ka kushtuar në zgjedhje.

“I mësuam leksionet nga e kaluara”, shprehet Despotovski.

Advertisement

Kujtojmë se përveç Despotovskit në garë për kryetar të LSDM-janë janë edhe Dimitar Kovaçevski dhe Frosina Remenski./Telegrafi/

Despotovski: Funksionarët publik duhet të jenë përgjegjës ndaj qytetarëve dhe anëtarësimi shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy