Dimitreivski: Mbi 80% e amvisërive në Kumanovë kanë ujë, rekomandohet që uji që shfrytëzohet për pije të vlohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitreivski njofton se rreth 80 për qind e amvisërive tashmë po furnizohen me ujë në Kumanovë pas defektit nga vërshimet e fundit.

Dimitreivski thotë se ende nuk ka konstatim zyrtar nëse i njëjti është i sigurt për pije, rrjedhimisht, rekomandon që uji para se të pihet ose të përdoret për ushqim, të vlohet.

“Mbi 80% e amvisërive në qytet tashmë pa ndërprerje marrin ujë nga rrjeti i N.P. “Ujësjellësi” Kumanovë. Në pesë orët e ardhshme, ujësjellësi do të funksionojë plotësisht dhe do të furnizohen me ujë të gjitha amvisëritë e qytetit që janë të lidhura në rrjet. Vërejtje: Deri në momentin e konfirmimit zyrtar nga “Instituti për Mbrojtje Shëndetësore” në Kumanovë, ky ujë trajtohet si teknik dhe nëse përdoret për ushqim është e nevojshme që të vlohet si masë preventive”, shkruan mes tjerash Dimitrievski.

The post Dimitreivski: Mbi 80% e amvisërive në Kumanovë kanë ujë, rekomandohet që uji që shfrytëzohet për pije të vlohet appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy