Dimitrievski pas fitores: Qytetarët deshën që ta bëjmë komunën e tyre edhe më të mirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari aktual dhe i ardhshëm i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, si kandidat i pavarur ka filluar me festën në qendër të Kumanovës, duke thënë se kjo është fitore qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kemi fituar me shumë zemër dhe pak resurse. Kumanova si në të kaluarën ka filluar procese të mëdha. Qytetarët na zgjodhën neve për të vazhduar ta bëjmë komunën e tyre më të mirë” tha Dimitrievski.

Dimitrievski ka garuar si i pavarur dhe ka fituar në këtë rreth kundrejt kandidatit të LSDM-së, Oliver Ilievski, i cili më herët e pranoi humbjen. /Telegrafi/

Dimitrievski pas fitores: Qytetarët deshën që ta bëjmë komunën e tyre edhe më të mirë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy