minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Kanosi të miturit me thikë, arrestohet 30 vjeçari në Vlorë, policia: Po merr mjekim në spitalin psikiatrik - Struga.info


Kanosi të miturit me thikë, arrestohet 30 vjeçari në Vlorë, policia: Po merr mjekim në spitalin psikiatrik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kanosi të miturit me thikë, arrestohet 30 vjeçari në Vlorë, policia: Po merr mjekim në spitalin psikiatrik

Një 30-vjeçar me iniciale A.M është arrestuar nga polciia në Vlorë, pasi një ditë më parë ai kanosi me thikë disa të mitur në zonën e Lungomares.

I riu është arrestuar mesditën e kësaj të diele dhe pas shoqërimit në komisariat, ai është dërguar për mjekim në spitalin psikiatrik pasi vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë kanë kryer verifikimet dhe kanë bërë të mundur identifikimin e shtetasit A. M., lokalizimin e tij, ditën e sotme, rreth orës 12:30, në zonën e Lungomares dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit. 

Në përfundim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Advertisement

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet prerës (biçak), që iu gjet 30-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.  

Shtetasi A. M. është dërguar në spitalin psikiatrik Vlorë, për trajtim mjekësor, sepse vuan nga sëmundje mendore”, njofton policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon median dhe qytetarët për denoncimin e paligjshmërive dhe i fton ata që të vijojnë të denoncojnë në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy