Kanosi me armë bashkëfshatarin për pronën/ Arrestohet 58-vjeçari në Vlorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kanosi me armë bashkëfshatarin për pronën/ Arrestohet 58-vjeçari në Vlorë

Një 58-vjeçar me iniciale A.S është arrestuar nga policia e Vlorës.

 

58-vjeçari është konfliktuar me një bashkëfshatarin e tij për çështje pronësie, dhe më pas e ka kërcënuar me pistoletë.

 

Advertisement

Ndërhyrja e shpejtë e uniformave blu bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të situatës, dhe arrestoi në flagrancë 58-vjeçarin.

 

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Selevec”. 

 

Advertisement

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri. 

 

Vihet në pranga një 58-vjeçar që kanosi me armë zjarri pistoletë, bashkëfshatarin e tij, pas një konflikti për motive pronësie, në fshatin Panaja.

 

Advertisement

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.    

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit për një konflikt me armë zjarri, në fshatin Panaja, në vendin e quajtur “Selevec”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Selevec”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.    

 

Në kuadër të këtij operacioni, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: 

Advertisement

 

– A. S., 58 vjeç, banues në fshati Oshtimë, Vlorë.

 

Shtetasi A. S., gjatë një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin N. H., 58 vjeç, banues në fshatin Oshtimë, Vlorë.

Advertisement

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë dhe një sasi fishekësh.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy