I dënuar më parë për vrasje/ 80 vjeçari në Mat kërcënon me armë zjarri një person pas konfliktit për pronën, arrestohet nga policia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I dënuar më parë për vrasje/ 80 vjeçari në Mat kërcënon me armë zjarri një person pas konfliktit për pronën, arrestohet nga policia

Një i moshuar 80 vjeçar, është arrestuar nga policia e Matit pasi kërcënoi me armë zjarri një person të identifikuar si K.K për arsye të konfliktit për shkak të pronës.

 

Mësohet se 80 vjeçari, Ibrahim Lika, ka qenë i dënuar më parë për vrasje. Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në lagjen ‘Pjetër Budi’ të Burrelit, u zbulua municion luftarak.

 

Advertisement

Policia sekuestroi armën e zjarrit automatik 3 krehëra me 82 fishekë dhe dy granata dore.

 

Mat/ Falë ndërhyrjes së Policisë parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.

 

Advertisement

Kanosi me jetë për motive pronësie një shtetas dhe mbante armë zjarri, municion luftarak e granta, vihet në pranga  nga policia.

 

I arrestuari, i dënuar më parë për vrasje.

 

Advertisement

Shërbimet e Policisë  sekuestruan një armë zjarri automatik, 3 krehëra me 82 fishekë dhe dy granata dore.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, morën njoftim se në lagjen “Pjetër Budi”, në Burrel, shtetasi I.L., i dënuar më parë për vrasje , po konfliktohej për motive pronësie  dhe po kërcënonte me jetë shtetasin K.K.

 

Advertisement

Gjithashtu Policia  mori informacion se shtetasi që e kërcënonte dyshohet se mbante armë zjarri.

 

Menjëherë shërbimet e Policisë    organizuan punën dhe falë ndërhyrjes së menjëhershme  parandaluan përshkallëzimin e  mëtejshëm të konfliktit dhe vunë në pranga  shtetasin I.L., 80 vjeç, banues në Burrel ( i dënuar më parë për vrasje).

 

Advertisement

Shërbimet e Policisë  gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, tre krehra, 82 fishek dhe dy granata që 80-vjeçari i mbante pa leje dhe kërcënonte me jetë shtetasin K.K.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy