minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Me armë pa leje në automjet, arrestohet 39-vjeçari në Vlorë - Struga.info


Me armë pa leje në automjet, arrestohet 39-vjeçari në Vlorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Me armë pa leje në automjet, arrestohet 39-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 39-vjeçar. Pas një kontrolli të automjetit me të cilin po udhëtonte, 39-vjeçarit i është gjetur një armë zjarri pa leje.

 

Ai raportohet se u arrestua në flagrancë në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Vorës”.  Policia ka sekuestruar armën së bashku me automjetin me të cilin 39-vjeçari drejtonte.

 

Advertisement

“Shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Vorës”, automjetin me drejtues shtetasin S. P. Gjatë kontrollit u gjet në kroskotin e këtij automjeti një armë zjarri pistoletë dhe krehëri i saj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte ky shtetas”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy