Dimitrov: E jona është që të mos ngremë duart, pa krijuar pritje të tepruar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv. kryeministri, Nikolla Dimitrov në konferencën e sotme për shtyp theksoi se vendi nuk duhet të heqë dorë nga zgjidhja e problemit me fqinjën Bullgarinë, por në të njëjtën kohë të mos krijojë pritje shumë të larta.

“Në periudhën e kaluar gjatë presidencës gjermane me Këshillin e BE-së, por edhe në muajt e fundit ne jemi duke punuar ngushtë për të bërë diçka që është një sukses i përbashkët për qytetarët e Maqedonisë dhe të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për të gjithë fqinjët tanë, dhe ata të cilët janë anëtarë, dhe ata që nuk janë, edhe për BE-në për sa i përket besueshmërisë dhe ndikimit që BE ka në rajon”, tha Dimitrov.

Ai shtoi se propozimi i presidencës portugeze të BE vlerësohet si një bazë e mirë nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Propozim erdhi nga presidenca portugeze e BE-së, e cila u vlerësua nga ne si një bazë e mirë për një zgjidhje përfundimtare. Është një sfidë për të menaxhuar pritjet, sepse kemi biseduar disa herë. E jona është të mos ngremë duart, pa krijuar ndonjë pritje të tepruar. Mendoj se duhet të punojmë për rezultatin, jo për rritjen e pritjeve. Fakti që Presidenti Pendarovski dhe Presidenti Radev janë bashkë sot në Romë është një sinjal i qartë se dialogu rifillon, shtoi Dimitrov./Telegrafi/

Advertisement

Dimitrov: E jona është që të mos ngremë duart, pa krijuar pritje të tepruar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy