Dimitrov: Është koha e fundit për të nisur negociatat me Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, sot në konferencë për shtyp, së bashku me euroambasadorin David Geer, prezantuan raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2021.

Në fjalimin e tij, Dimitrov tha se raporti i KE-së për RMV-në është i qartë dhe se edhe në sfida serioze, shteti ka mbajtur gatishmërinë e lartë për anëtarësim në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mesazhi kryesor politik i raportit të këtij viti të Komisionit Evropian është se ne vazhdojmë të përmbushim kushtet për hapjen e negociatave të pranimit, se autoritetet po demonstrojnë publikisht angazhimin e tyre të vendosur ndaj përparimit të vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Vendi ka mbajtur ritëm të qëndrueshëm dhe vendimtar në avancimin e reformave të BE-së dhe ka shtuar përpjekjet e tij për të arritur rezultate të mëtejshme të dukshme ose të prekshme”.

“Dua të sqaroj se kjo gatishmëri e përgjithshme nuk i referohet fillimit të negociatave të pranimit por gatishmërisë për anëtarësim – ne kemi nivel të lartë të gatishmërisë së përgjithshme dhe ritëm solid të përparimit në krahasim me vitin e kaluar”, tha Dimitrov.

Advertisement

Ai gjithashtu foli për mesazhet politike të Komisionit se është koha për të filluar negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut, pasi siç tha, ngërçi ka ndikim shumë negativ në kredibilitetin e BE-së në rajon./Telegrafi/

Dimitrov: Është koha e fundit për të nisur negociatat me Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy