Dimitrov: Është koha për hapërim vendimtar për ardhmëri të përbashkët evropiane dhe rinovim të vizionit evropian në rajon

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov sot kishte takim me MPJ-në e Austrisë – Aleksandar Shalenberg, MPJ-në e Çekisë – Jakub Kulhanek dhe MPJ-në e Sllovenisë – Anzhe Logar, në kuadër të vizitës së tyre të përbashkët në Maqedoninë e Veriut.

Vizita realizohet në prag të Samitit të qershorit, në kontekst të angazhimit të përforcuar të fillimit zyrtar të negociatave aderuese me BE-në, si imperativ strategjik për rajonin në përgjithësi dhe si test për seriozitetin e BE-së lidhur me zbatimin e vendimeve të ardhmërisë evropiane të rajonit.

Zëvendëskryeministri Dimitrov shprehu mirënjohje për mbështetjen aktive, të zëshme dhe parimore të të tre vendeve anëtare të BE-së, si dhe për përpjekjet e Minstrave për tejkalimin e pengesave për miratimin e kornizës negociuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe mbajtjen e Konferencës ndërqeveritare, e cila sipas shumicës, duke i përfshirë këto vende, duhet të kishte ndodhur kohë më parë.

“Dorëzimi i BE-së drejt Maqedonisë së Veriut është vërtetim i përkushtimit të perspektivës evropiane të rajonit, por edhe respektimi i vendimeve personale dhe afirmim i vlerave evropiane. Është koha për hapërim vendimtar për ardhmëri të përbashkët evropiane dhe rinovim të vizionit evropian në rajon, duke pasur parasysh se po balafaqohemi me shenja të zbehjes së idesë evropiane. Kjo në Ballkan mund të rezultojë si aktualizim i ideve të caktuara që janë të gjitha, por jo evropiane”, u shpreh Dimitrov.

Advertisement

Austria, Sllovenia dhe Çekia mbështetën planin portugez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë

Ministrat për Punë të Jashtme të Austrisë, Çekisë dhe Sllovenisë i konfirmuan qëndrimet dhe pozitat e tyre zyrtare në drejtim të vërtetimit të menjëhershëm të arritjeve të Maqedonisë së Veriut në procesin e aderimit drejt BE-së, përmes përkushtimit të fuqishëm në zbatimin e reformave që janë afrim i vërtet drejt standardeve evropiane, por edhe lidership për tejkalimin e çështjeve të vështira.

Advertisement

“Me miqtë që flasin me sinqeritet, me qëllime të mira dhe një zëri, ne mundemi të arrijmë deri tek suksesi evropian të Ballkanit, aq i nevojshëm për të gjithë” – përfundoi Dimitrov.

Dimitrov: Është koha për hapërim vendimtar për ardhmëri të përbashkët evropiane dhe rinovim të vizionit evropian në rajon shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy