Dimitrov: Shtyrja e negociatave për anëtarësimin e RMV krijon problem me besueshmërinë e BE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shtyrja e fillimit të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë të Veriut krijon problem me besueshmërinë e Bashkimit Evropian dhe reflekton jo vetëm në çështjen tonë, por në të gjithë rajonin, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov gjatë pjesëmarrjes në konferencë në temë: “Si të kthehet zgjerimi i BE-së në rrugën e duhur? Prioritizimi i sundimit të së drejtës dhe reformave në gjyqësi”.

Siç kumtoi sot Sekretariati për Çështje Evropiane, konferenca me ftesë të më shumë tink-tank organizatave të rajonit dhe BE, për shënimin e fillimit të projektit trevjeçar “Ballkani Perëndimor drejt BE/WB2EU”, ishte mundësi për aktualizimin e sfidave të integrimeve evropiane maqedonase.

Në këtë kontekst z. kryeministri Dimitrov theksoi se këtë vit shënojmë 2 dekada – 20 vjet nga MSA dhe 16 vite të statusit kandidat.

“Pritëm pasi që kishim kontest me fqinjët tanë nga Athina, dhe zgjodhëm; më pas kishte problem me besimin në vetë procesin e aderimit, duhej që të presim për metodologjinë e re; më pas i ndoqëm fjalët e Këshillit deri qershor të vitit 2018 – rruga do të trasohet në qershor të vitit 2019; më pas në qershor të vitit 2019 na u tha se do ti kthehemi kësaj çështje në tetor të vitit 2019- që përfundimisht në mars të vitit të kaluar- në fillimin e kësaj pandemie të tmerrshme me KOVID-19, të marrim dritë jeshile, mirëpo kësaj radhe BE nuk mund ta përbush vendimin e saj, edhe pse në rastin tonë ajo ishte e pakushtëzuar. Padyshim që ka një problem me kredibilitetin e Bashkimit Evropian dhe mendoj që kjo reflekton jo vetëm në rastin tonë, por në të gjithë rajonin”, tha Dimitrov.

Advertisement

Zv. kryeministri hapi çështjen me politizimin e problemeve bilaterale nëpër procesin negociues.

“Rrëmbimi i procesit me çështje bilaterale rrënon politikën e kushtëzimit që është parakusht themelor për suksesin e procesit të aderimit – dhënien e rezultateve nga të dy anët. Posaçërisht kur këto çështje bilaterale janë kundër parimeve dhe vlerave themelore siç janë diversiteti gjuhësor dhe kulturor të kontinentit – që do të thotë, problemi ynë nuk është kontest territorial, nuk është çështje e mbylljes së centraleve nukleare, por e drejta jonë e vetëvendosjes: Unë jam Maqedonas dhe unë nuk duhet të zgjedh mes asaj të jem Maqedonas që flet gjuhë maqedonase dhe të bëhem Evropian në kuptimin të të qenurit pjese të Bashkimit Evropian”, tha Dimitrov.

Zv. kryeministri Dimitrov shfrytëzoi mundësinë për të porosit se Maqedonia e Veriut nuk do të te jetë e fokusuar vetëm në shmangien e pengesave, por do ti përkushtohet reformave të klasterit të parë – Themele përmes planit Agjenda: Evropa në vend, që respektivisht i përfshin kërkesat prioritare të vetë qytetarëve.

Në konferencë bashkë me Dimitrovin, morën pjesë edhe nënkryetarja e Parlamentit Evropian Katarina Barli dhe ministrja austriake për Çështje Evropiane Karolina Edshtadler.

Advertisement

Dimitrov: Shtyrja e negociatave për anëtarësimin e RMV krijon problem me besueshmërinë e BE-së shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy