Dimitrov-Kyuchyuk: Rezoluta e PE-së pasqyron reformat e arritura

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot mbajti takim me Ilhan Kyuchyuk Eurodeputet nga grupi politik “Rinovim i Evropës” dhe raportues i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, në kuadër të vizitës së tij dyditore në vendin tonë.

Sipas njoftimit të SÇE-së, në takim u shpreh mirënjohja për mbështetje të vazhdueshme dhe parimore të Parlamentit Evropian në kontekst të politikës së zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe konkretisht në bashkëpunim me Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në kuadër të Dialogut Zhan Mone.

Zëvendëskryeministri Dimitrov theksoi se pritjet tona nga Rezoluta e PE, që realisht duhet ti pasqyrojë reformat dhe proceset demokratike të arritura në vend.

“I vlerësojmë përpjekjet e Parlamentit Evropian, dhe përpjekjet e juaja personale për miratimin e shpejtë të Kornizës negociuese proces i cili duhet të zhvillohet në frymë evropiane. Vetëm me respektim dhe me zbatim të vlerave evropiane mund të arrijmë në zgjidhje të ndërsjellë që do të mundësojë mbajtjen e sa më të shpejtë të konferencës ndërqeveritare të shumëpritur dhe të merituar, si fillim zyrtar i procesit për të cilin jemi të gatshëm”, tha Dimitrov.

Advertisement

Dimitrov potencoi se negociatat aderuese duhet të jenë para se gjithash mjet për reforma thelbësore sektoriale dhe arritje e standardeve evropiane, duke informuar edhe për aktivitetet e reformave të realizuara dhe angazhimin e fortë për vazhdimin e procesit në sfera kyçe.

Euro-deputeti Kyuchyuk në prag të miratimit të Rezolutës në PE ia prezantoi qëndrimet e AFET lidhur me të ardhmen e procesit euro-integrues dhe shprehu mbështetje parimore për qëllimet evropiane të Maqedonisë së Veriut. Bashkëbiseduesit këmbyen mendime edhe rreth mundësive për avancimin e projekteve infrastrukturore, arsimore dhe kulturore përmes shfrytëzimit të fondeve të BE-së.​/Telegrafi/

 

 

Advertisement

Dimitrov-Kyuchyuk: Rezoluta e PE-së pasqyron reformat e arritura shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy