Dimitrov-Zhbogar: Qeveria e re do ta mbaj vazhdimësinë e agjendës evropiane

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, sot për takim lamtumire pranoi Ambasadorin Samuel Zhbogar, Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut.

Së bashku pozitivisht u vlerësua bashkëpunimi me Delegacionin e Bashkimit Evropian në vend, ndërkaq Dimitrov theksoi edhe kontributin personal të Ambasadorit Zhbogar në proceset të cilat kishin kthesë pozitive në rrugën evropiane të vendit tonë, duke iu falenderuar për miqësinë e sinqert dhe duke i dëshiruar sukses në angazhimet e tij të ardhshme profesionale.

“Bashkëpunimi intensiv me institucionet e BE-së u thellësua përmes marrëdhënies miqësore dhe sinqeritetit me përfaqësuesit e tij në Maqedoninë e Veriut. Si dhe gjatë mandatit të Ambasadorit Zhbogar, Qeveria e re edhe në të tanishmin do ta mbaj vazhdimësinë e agjendës evropiane, ndërkaq Sekretariati për Çështje Evropiane do të jetë makineria e cila do ti lëviz reformat, me këtë edhe proceset integruese”, tha Dimitrov.

Dimitrov dhe Zhbogar duke i përmbledhur aktivitetet e suksesshme të përbashkëta tre vitet e kaluara, biseduan edhe për thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm projektues, si dhe për mënyrat e realizimit të suksesshëm të agjendës reformuese e cila do të jetë në favor e gjithë qyetatrëve në këtë vend.

Advertisement

Dimitrov-Zhbogar: Qeveria e re do ta mbaj vazhdimësinë e agjendës evropiane shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy