Disa kompani në Maqedoni duhet të kthejnë ndihmat shetërore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të gjitha kompanitë që kanë përdorur ndihmën shtetërore për pagesën e pagave, do të duhet të dorëzojnë formularë në Drejtorinë e të Ardhura Publike. Disa prej tyre do të duhet të kthejnë deri në 50 për qind të parave të marra nga shteti, në tre këste mujore pa interes.

Nga DAP sqarojnë se kushtet e ndërmarrjeve, që duhet ose nuk duhet t’i kthejnë paratë janë të ndryshme në varësi të asaj kur e kanë shfrytëzuar ndihmën.

“Mbështetja financiare e marrë për muajt prill, maj ose qershor është e pakthyeshme nëse kompania shumën e ndihmës së marrë e ka përdorur në investime në punonjës, përmirësime operative dhe kapital prodhues, me çka ndihma kthehet në grant. Ndihma financiare e marrë në tetor, nëntor ose dhjetor është e pakthyeshme nëse ka treguar rezultat negativ financiar në bilancin e suksesit, nuk ka deklaruar bazë tatimore në bilancin vjetor të tatimeve, për përcaktimin e tatimit mbi të ardhurat dhe nëse nuk ka detyrime të bazuara mbi taksat dhe kontributet e papaguara”, thonë nga DAP.

Kontabilistët thonë se për formularët e kanë ditur prej se është dhënë dekreti, por jo edhe për një seri dokumentesh të nevojshme, nëse konfirmohet se kompania është në humbje.

Advertisement

Tani për tani nuk ka të dhëna sa nga 100 mijë kompanitë do të duhet t’i kthejnë paratë, derisa nuk përfundojnë afatet e dorëzimit të llogarive përfundimtare. Ndihma e fundit për pagimin e pagave është për muajt shkurt dhe mars, kushtet për kthimin e ndihmës së marrë nga shteti është të investohet shuma e njëjtë.

 

 

Disa kompani në Maqedoni duhet të kthejnë ndihmat shetërore shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy