Disa lokale në Shkup nuk kanë respektuar orarin e punës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia parashtroi kallëzime penale për katër pronarët e objekteve hotelerike në Shkup, të cilët dje kanë punuar pas orës 18:00.

Gjithsej janë kontrolluar 285 objekte dhe janë konstatuar katër mosrespektime të orarit të punës në Aerodrom, në Gazi Babë dhe dy në Saraj.

“Objekti hotelerik në rrugën Pero Nakov në ora 18:40 ka punuar dhe ka pasur mysafirë. Pronarja V.N është arrestuar dhe kundër saj do të ngritet kallëzim penal. Në një objekt në bulevdarin ‘Brigada e tretë e Maqedonisë’ në ora 20:30 janë zbuluar mysfarë, ndërsa personi përgjegjës D.J, është arrestuar dhe ndaj tij do të ngritet kallvzim penal. Mosrepektim i orarit të punës është konstatuar edhe në një çajtore në fshatin Kopnicë dhe në një kafe bar në Çajlakn dhe ndaj pronarëve do të ngritet kallëzime penale”, thonë nga policia.

Nga Inspektorati Shtetërore Tregtar është shqiptuar edhe gjobë për ndalesë pune./Telegrafi/

Advertisement

Disa lokale në Shkup nuk kanë respektuar orarin e punës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy