Ditmire Shehu: Ka pjesëmarrje më të lartë në votime në krahasim me zgjedhjet e vitit 2019

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu ka njoftuar se është shënuar rritje e daljes së votuesve në krahasim me zgjedhjet presidenciale të vitit 2019.

Ajo tha se në krahasim me rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019, deri në orën 17 në këto zgjedhje vërehet dalje më e lartë për 9%.

“Dalja deri në orën 17:00 është 42 përqind, që është për 9 përqind më e lartë”.

“Deri në këto momente në KSHZ janë dorëzuar gjithsej 308 kundërshtime për mbrojtjen e të drejtës personale të votimit, prej tyre 75 janë pranuar dhe votuesve i është mundësuar realizimi i votës. 27 kundërshtime janë hedhur poshtë si të parregullta dhe 38 kundërshtime janë refuzuar, kundërshtime e mbetura janë duke u përpunuar”, tha Shehu.

Advertisement

 

Ditmire Shehu: Ka pjesëmarrje më të lartë në votime në krahasim me zgjedhjet e vitit 2019 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy