MPB Maqedoni: 39% më pak raste për prishje të procesit zgjedhor në krahasim me zgjedhjet e vitit 2020

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se nuk ka regjistruar shkelje serioze të rendit dhe qetësisë publike në votime, dhe në përgjithësi, votimi po shkon qetë dhe pa probleme.

“Deri në ora 12:00, sot, për 39% ka më pak raste në krahasim me zgjedhjet e vitit 2020”, thonë nga MPB Maqedoni.

Ata shtojnë se në ora 13:15 në SPB Tetovë është denoncuar se ka pasur zënkë në shkollën fillore “Liria” në fshatin Reçan të Gostivarit, ndërsa dy personat janë identifikuar dhe po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

“Pas denoncimit se persona të panjohur me dy automjete po blejnë vota në Fushë Tophane dhe Shuto Orizare, zyrtarët policorë kanë kontrolluar automjetin “ford” e drejtuar nga I.H (45). Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thonë nga policia.

Advertisement

Po ashtu në në Komunën e Sopishtes në ora 11:55 është raportuar se ka persona që agjitojnë dhe bëjnë trysni ndaj votuesve. Po ashtu MPB njoftoi edhe për disa incidente të tjera./Telegrafi/

MPB Maqedoni: 39% më pak raste për prishje të procesit zgjedhor në krahasim me zgjedhjet e vitit 2020 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy