Djali e mbyt nënën në Sellcë të Tetovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot (8 prill) rreth orës 8:50 në Sellcë të Tetovës, personi U.D 45 vjeçar ka marrë jetën e nënës së tij N.D 73 vjeçare. Akti i vrasjes është kryer me mjet të mprehtë.

“Sot nga ora 8:50 pas raportimit, policia ka dalë në vendin e ngjarjes në Sellcë të Tetovës dhe ka konstatuar se ka ndodhur vrasja e 73 vjeçares me iniciale N.D nga djali i saj 45 vjeçar U.D. Vrasja ka ndodhur me mjet të mprehtë. Prokuroria dhe organet tjera hetimore janë në terren” thonë për Telegrafi Maqedoni nga SPB Tetovë.

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë thonë se Prokuroria dhe organet hetimore janë duke bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes. /Telegrafi/

Djali e mbyt nënën në Sellcë të Tetovës shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy