Dje janë vaksinuar 7.207 qytetarë në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa po zhvillohet edhe vaksinimi në terren.

Nga atje thonë se deri dje gjithsej 784.244 qytetarë janë vaksinuar në pikat e vaksinimit në vend dhe në terren.

“Doza e parë e vaksinës u mor dje nga 1.820 qytetarë, ndërsa dje u vaksinuan gjithsej 7.207 qytetarë.

Gjithsej 1.505,469 doza vaksinash u aplikuan në vend, dhe 721.156 qytetarë u rivaksinuan. 69 qytetarë morën dje dozën e tretë të vaksinës.

Advertisement

Sipas shifrave të fundit, 55% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, ndërsa 32% e popullsisë mbi 18-39 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine”, njoftojnë nga MSH.

Qytetarët vaksinohen pa termin, në pikat ekzistuese të vaksinimit në të gjithë vendin./Telegrafi/

Dje janë vaksinuar 7.207 qytetarë në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy