Do të bëhet kontrolli i çmimeve, në kuvendin e Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Propozim Ligji për parandalimin e praktikave të padrejta tregtare më 12 mars do të vihet në seancë plenare në Kuvend. Deri atëherë, askush nuk do të merr përsipër ngritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe pijeve. Ndërkohë nga Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës nuk duan të flasin përse akoma nuk kanë ndërmarrë masa nga parashtresat e dorëzuar prej 6 muajsh. Në heshtje kaloi edhe kryetarja e Komisionit, Ana Nikolloska.

Nga Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës nuk duan të prononcohen para se Ligji për tregti jo korrekte të hyjë në fuqi, praktikisht të miratohet, i cili në rend të ditës në seancë plenare është caktuar për 12 mars.

Ndonëse disa nga çmimet e produkteve ushqimore kanë shënuar rritje, inspektoratet shtetërore hedhin fajin te njëra tjetra. Asnjëra nuk luan kompetentin për situatën e turbullt që është shkaktuar tani 1 javë. Përderisa Inspektorati i tregut dhe Inspektorati i punës thonë se nuk mund të bëjnë asgjë për frenimin e çmimeve me pakicë, Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës akoma mbetet hermetikisht i mbyllur.

“Propozim-ligji është në procedurë parlamentare dhe me të fillimisht parashihet që pas miratimit të punësohen tre persona të rinj të cilët do punojnë për zbatimin e tij. Pas miratimit të Ligjit kundër praktikave të padrejta tregtare, Komisioni do të shqyrtojë nevojën për zbatimin e një sistematizim të ri që do të përcaktojë numrin e saktë të punëtorëve të nevojshëm për zbatimin e ligjit në fjalë”, thonë nga Komisioni për mbrojtje e konkurrencës.

Advertisement

Ligji aktual që deri diku mund të vij në shprehje në këtë vakum pas heqjes së çmimeve të garantuara është Ligji për mbrojtjen e konkurrencës, i cili parashikon që subjektet private që marrin pjesë në praktika të ndaluara, mund të gjobiten më pak ose të lirohen nga dënimi nëse ata vetë i denoncojnë shkeljet ligjore. Asnjëri nga subjektet nuk guxon të dominoj më shumë se 40% të tregut vendor, por edhe nën atë dominancë nuk iu lejohet të praktikoj tregti të padrejtë ndaj furnitorëve dhe shitësve me pakicë, citohen në ligjin aktual. Sindikalistët ndërkohë bëjnë apel që tregtarët të mos keqpërdorin me çmimet.

“Edhe pse përfunduan masat, iu bëjmë thirrje të gjithë tregtarëve me pakicë mos ti keqpërdorin ligjet dhe të jenë në nivel që qytetarët mund ti përballin. Në të kundërtën, besoni se qytetarët do të përjetojnë një kolaps ku të gjitha do ta përjetojmë ne sikurse punëtorët dhe qytetarët ashtu edhe sipërmarrësit me pakicë”, tha Bllagoj Ralpovski, Konfederata e Sindikatave të Lira.

Edhe pas miratimit të Ligjit për parandalimin e praktikave të padrejta tregtare do të duhen 6 muaj të plotë që Komisioni për parandalimin e konkurrencës të harmonizoj dispozitat për të zbatuar kompetencat e saj. Sipas këtij ligji, do të ndalohen praktikat tregtare jo korrekte ndërmjet furnitorëve dhe tregtarëve që fitimi i ashtuquajtur ‘rabat’ të mos jetë më i lartë se 10%, në mënyrë që kjo të ndikoj në ulje të çmimeve me pakicë të produkteve ushqimore bazë, pijeve dhe të fruta perimeve./Alsat.mk

Do të bëhet kontrolli i çmimeve, në kuvendin e Maqedonisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy