Do të zgjerohet hetimi për falsifikimin e pasaportave të Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Askush nuk do të mbrohet dhe personat do të sillen para drejtësisë, por ka ende shumë punë për të bërë, dhe një pjesë e punës duhet të bëhet nga organet e tjera, tha sonte prokurori i shtetit Ljubomir Joveski për rastin “Dvojnik” me lëshimin e pasaportave të paligjshme.

Ai theksoi se prokuroria do të zgjerojë hetimin për rastin.

“Pas dorëzimit të aktakuzës në Ministrinë e Brendshme, Prokuroria Publike në Shkup kërkoi njoftime shtesë për mënyrën e organizimit të lëshimit të këtyre dokumenteve të udhëtimit, personat që veprojnë në të, sistemin e informacionit, etj. Para së gjithash, duhet të përcaktohet se cilët persona kanë pasur kontakt me këto dokumente, cilët persona mund t’i krijojnë këto dokumente, si është vendosur i gjithë shërbimi, cilat detyra dhe autorizime ka në atë shërbim, kush është përgjegjës për funksionimin e këtij shërbimi dhe nëse veprimi ishte brenda rregulloreve që rregullojnë punën e brendshme të Ministrisë së Brendshme”, tha Joveski për “Telma”.

Lidhur me vlerësimin e Departamentit të Shtetit për vonesën në punën e Prokurorisë në disa raste, Joveski tha se të dhënat në raport janë objektive dhe se ai tashmë ka biseduar me shefat e zyrave të prokurorisë për të kapërcyer dobësitë./Telegrafi/

Advertisement

Do të zgjerohet hetimi për falsifikimin e pasaportave të Maqedonisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy