Dorëzohen kornizat negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë deri tek BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Evropian (KE) sot ia dorëzoi kornizat negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë deri tek Këshilli i BE-së (vendet anëtare të BE-së), përmbajtja e kornizave nuk do të publikohet derisa Këshilli t’i miratojë ato, informon AIM nga Brukseli.

“Një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian po shënohet sot”, thuhet në deklaratën e shkruar të Komisionerit të BE-së për Zgjerim, Oliver Varhelyi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Korniza negociuese është pozicioni i Bashkimit Evropian në negociatat e anëtarësimit. Komisioni Evropian u paraqet projekt-korniza vendeve anëtare, të cilat duhet t’i miratojnë ato pas modifikimeve të mundshme.

Kuadri është i ndarë në tre pjesë: parimet kryesore të negociatave të pranimit, thelbi i negociatave dhe procedura e negociatave, me qëllim të sigurimit të zbatimit të plotë të legjislacionit evropian dhe parimeve të tij brenda kornizës ligjore të vendeve kandidate.

Advertisement

Në krahasim me vendet e mëparshme kandidate, Komisioni Evropian thotë se parimet e metodologjisë së re të negociatave të miratuar në mars janë shtuar për Shkupin dhe Tiranën, duke marrë parasysh zhvillimin e legjislacionit evropian, si dhe specifikat dhe meritat individuale të secilit vend./Telegrafi/

Dorëzohen kornizat negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë deri tek BE shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy