Duro: Skuadra e Strugës sot reagoi mirë kundër Buducnostit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shpëtim Duro doli të jetë i kënaqur pas triumfit minimal 1:0 ndaj Buducnost në ndeshjen e parë të turit të dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës, që sot u zhvillua në Ohër.

Pas dominimit total në pjesën e parë, ku skuadra mund të shënonte edhe ndonjë gol tjetër, Duro thotë se në pjesën e dytë vendosi të menaxhojë situatën, kjo pasi nuk duhet harruar se janë dy përballje dhe duhet menduar që tani edhe në atë ndeshje kthyese.

“Pas asaj disfate të pamerituar ndaj Zhalgiris, sot skuadra reagoi mirë, sidomos në pjesën e parë. Ka qenë një dominim total i skuadrës tonë, kemi arritur të shënojmë, mund të kishim shënuar edhe gola të tjerë.

Pjesa e dytë ishte më ndryshe, duheshe të jemi shumë më të kujdesshëm, sepse janë ndeshje me nga dy takime, pra kërkonim që edhe mos të ndëshkoheshim, andaj edhe situatat për të shënuar në këtë pjesë ishin më të pakta.

Advertisement

Ideja në pjesën e dytë ishte që të menaxhojmë situatën, sepse nuk duhet të harrojmë, është kjo vetëm ndeshja e 3-të zyrtare e jona, kemi pasur një ngarkesë të jashtëzakonshme, dhe pothuajse kanë luajtur po ajo 11-she të katër ndeshjet”, u shpreh Shpëtim Duro.

Duro: Skuadra e Strugës sot reagoi mirë kundër Buducnostit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy