Dy helikopterë të angazhuar për shuarjen e zjarrit në rajonin e Dibrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mëngjesin e sotëm dy helikopterë, të cilët po furnizohen me ujë nga Liqeni i Dibrës, janë përfshirë në shuarjen e zjarrit në zonën e fshatit Gorno Melniçani, afër komunës së Qendër Zhupës.

Zjarri, i cili u vu nën kontroll gjatë ditës së djeshme, sot u riaktivizua pas erës që ka fryer, veçanërisht gjatë natës.

“Në shuarjen e zjarrit janë përfshirë më shumë se 100 persona, nga zjarrfikësja në Dibër dhe Gostivar, pjesëtarë të policisë, njësia speciale e policisë për ndërhyrje të shpejta, si dhe nga dega e “Pyjeve Kombëtare” si punonjës të komunës”, tha Xhetan Miftaroski , komandant i Njësisë Zjarrfikëse të Dibrës.

Dy helikopterë të angazhuar për shuarjen e zjarrit në rajonin e Dibrës shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy