Rreth 600 policë janë angazhuar për shuarjen e zjarreve në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë ditës së djeshme, gjatë periudhës prej orës 07:00 të 13.08.2021 deri në ora 07.00, sot 14.08.2021, në aktivitetet për shuarje dhe preventivë të zjarreve në territorin e Maqedonisë së Veriut, janë angazhuar 590 nëpunës policorë, përfshirë këtu edhe pjesëtarët e të gjithë njësive speciale të policisë.

Janë realizuar 216 moto-patrulla dhe janë shfrytëzuar 159 vetura, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në këtë drejtim, MPB-ja ka apeluar deri te qytetarët të respektojnë ndalesën për lëvizje në rajonet malore, qytetarët maksimalisht të përmbahen nga ndezja e zjarreve, mbeturinave dhe kallamishteve, të mos hidhen cigare të ndezura dhe të mos lëshojnë shishe të qelqit në ekspozim të diellit, të cilat pas një kohe mund të shkaktojnë zjarr.

Rreth 600 policë janë angazhuar për shuarjen e zjarreve në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy